Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar një mesazh urgjent drejtuar Izraelit, duke e bërë thirrje të ndalojë sulmet ajrore të paralajmëruara.
“IZRAEL. MOS I Hidhni ATO BOMBAT. NËSE E BËNI KËTË, DO TË JETË SHKELJE SERIOZE. KTHENI PILOTËT TUAJ NË SHTËPI, MENJËHERË!”, shkroi Trump në platformën X.
Ky reagim vjen mes tensioneve në rritje, pasi Izraeli ka akuzuar Iranin për shkelje të armëpushimit dhe ka paralajmëruar një kundërpërgjigje ushtarake të fuqishme. Nga ana e qeverisë izraelite ende nuk ka pasur ndonjë përgjigje ndaj mesazhit të Trumpit.