Presidenti Donald Trump deklaroi se Irani “kurrë” nuk do të jetë në gjendje të rindërtojë programin e tij bërthamor, pas sulmeve ajrore amerikane mbi vendet e tij bërthamore, kur u pyet nëse Irani ka aftësinë të rikuperohet nga sulmet e fundit, shkruan A2 CNN.

“Irani nuk do ta rimarrë kurrë veten”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, përpara se të nisej për samitin e NATO-s në Holandë. “Ai vend është nën gërmadha, është shkatërruar”, pohoi ai.

Trump lavdëroi ushtrinë amerikane, në veçanti pilotët që morën pjesë në operacion, duke thënë: “Pilotët e B-2 e bënë punën e tyre, dhe e bënë më mirë se ç’mund ta kishte imagjinuar kushdo”.

Presidenti hodhi sërish poshtë raportimet e disa mediave që sugjeronin se sulmet kishin pasur efekt të kufizuar.