Gazmend Elezi
Në mjekësi ka sëmundje ku trupi nis të sulmojë qelizat e veta. I konsideron të huaja, të rrezikshme, vetëm pse janë pak të ndryshme. Kjo quhet sëmundje autoimune. Një luftë e brendshme që shkatërron indet dhe e dobëson organizmin.

Një trup i shëndetshëm njeh dhe pranon çdo qelizë që punon për të. Nuk i përjashton, nuk i lë në errësirë. Sepse dihet se një trup që lufton vetveten, është një trup i sëmurë.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

Sot, shteti ynë sillet si një trup me probleme të mëdha në njohjen e qelizave të veta. Duke i trajtuar si pjesë të huaja e pa mbështetje. Dhe pastaj habitet kur trupi reagon.

Politika që nuk pranon diversitetin funksional brenda trupit shtetëror është si një imunitet i çrregullt, ai nuk mbron, por shkatërron. Çdo vonesë në rivendosjen e ekuilibrit sjell pasoja të rënda. Koha e diagnozës ka kaluar. Sot duhet trajtim i thellë e jo vetëm maska e kozmetikë.

Si në mjekësi e në përgjithësi shërimi nis me njohjen dhe pranimin e çdo qelize, çdo zëri, çdo pjesë që e bën trupin atë që është. Vetëm atëherë, kur të gjithë jenë pjesë e sistemit, trupi mund të shërohet dhe të rikthehet në jetë të plotë.