Dashnor Dumani dhe Armis Stafa, të ekstraduar nga Dubai, u paraqitën këtë të shtunë para Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për shqyrtimin e masave të sigurisë.
– Advertisement –
GJKKO la në fuqi masën “arrest në burg” për Dashnor Dumanin, vëllain e bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani.
Ai dyshohet nga SPAK për përfshirje në masakrën e Bradasheshit, ku mbetën të vrarë tre persona, si dhe për supergrabitjen në pistën e aeroportit të Rinasit.
Ndërkaq, për Armis Stafën, SPAK ndryshoi masën nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”.
Ai dyshohet për pastrim parash të organizatës kriminale të vëllezërve Hajdar dhe Franc Çopja, përmes aktivitetit të shit-blerjes së automjeteve.