MPB njofton se më 29.06.2025, në ora 15:50, në rrugën Gostivar – Tetovë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Trafikun Rrugor – Tetovë, arrestuan B. Sh. (52) nga fshati Toplicë, komuna e Gostivarit.

Gjatë kontrollit të trafikut rrugor u konstatua se B. Sh. po drejtonte një automjet të tipit “Golf” me targa të Gostivarit me shpejtësi prej 157 kilometra në orë, në një zonë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km/h.

Ndaj tij do të ngritet kallëzim penal në bazë të nenit 297a të Kodit Penal – “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.