“U mblodhën për një takim”/ Si i futi në kurth Izraeli komandantët iranianë dhe pastaj i sulmoi me raketa

Një zyrtar izraelit pohoi se ka arritur të mashtrojë komandantët kryesorë të forcës ajrore iraniane që të mblidheshin në një takim, pak përpara se t’i godiste me një sulm të befasishëm.
“Bëmë veprime specifike për të mësuar më shumë për ta, dhe pastaj përdorëm atë informacion për të ndikuar në sjelljen e tyre.
Ne e dinim që kjo do t’i çonte ata në takim, por më e rëndësishmja, dinim si t’i mbanim aty” – tha për zyrtari i sigurisë izraelite për Fox News.
Zyrtari shtoi se sulmi ka rezultuar edhe më i suksesshëm se sa ishte parashikuar.
Sipas tij, Izraeli shënjestroi dhe neutralizoi gjithashtu sisteme të mbrojtjes ajrore dhe raketa balistike që besohej se ishin përgatitur për t’u përdorur kundër Izraelit.
Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, ka njoftuar më herët se sulmi ka eliminuar shumicën e udhëheqjes së forcës ajrore të Gardës Revolucionare.