Një ndjekje që ndodhi mëngjesin e djeshëm pas një grabitjeje në një barnatore në Puerto de la Torre të Spanjës ka rezultuar në katër viktima.

Sipas mediave të huaja, viktima janë tre grabitësit me origjinë shqiptare dhe një oficer i policisë kombëtare.

Përplasja ndodhi rreth orës 5:30 të mëngjesit, njoftoi Këshilli i Qytetit të Málagës, raporton Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.

Raportohet se incidenti ndodhi pas një grabitjeje. Mjeti me të cilin udhëtonin të dyshuarit e arratisur po udhëtonte në drejtimin e gabuar dhe përfundoi duke u përplasur kokë më kokë me një makinë të drejtuar nga një oficer policie.