Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se kadetët Arlind Shefiku dhe Enderon Vuthaj, si dhe major Gëzim Osmani e nënkolonel Gëzim Sada, kanë diplomuar me sukses në akademitë dhe kolegjet më prestigjioze ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Osmani këtë të arritur e ka quajtur krenari për vendin.
“Suksesi i tyre është arritje për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për Republikën tonë dhe një dëshmi e qartë e profesionalizmit në rritje të ushtarakëve tanë, gjë që e bënë edhe më të sigurt rrugën tonë drejt integrimit të plotë euroatlantik”, ka shkruar presidentja në Facebook.
Tutje, presidentja ka pohuar “Mirënjohje të përhershme për SHBA-në – aleatin tonë të pazëvendësueshëm, për shkollimin e vazhdueshëm të kuadrove tona”.