Më 19.06.2025, në orën 14:45 në SPB Shkup, një grua 83-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 20.000 euro. Sipas kallëzimit, të njëjtën ditë një mashkull e kishte telefonuar, ishte paraqitur si mjek dhe i kishte thënë se vajza e saj kishte rënë, kishte thyer këmbën dhe duhej urgjentisht të operohej, ndërsa operacioni ishte shumë i kushtueshëm sepse duhej të vendoseshin një shufër dhe vida prej ari.

Sipas asaj që është raportuar, pas marrëveshjes telefonike, ajo ia kishte dorëzuar paratë një gruaje në një vend të caktuar, ndërsa më vonë e kishte kuptuar se ishte viktimë e mashtrimit. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.