Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se në pikën kufitare “Bogorodicë” në një rast janë sekuestruar 49 steka me cigare dhe 300 gramë duhan për pirje, që ishin fshehur brenda zorrës së një cisterne. Nga Drejtoria e Doganave shtojnë se në një rast tjetër, gjithashtu në “Bogorodicë”, në një kamion cisternë janë kapur 6 steka me cigare, që ishin brenda kabinës së kamionit.