Sot është ndarë nga jeta dr. Bujar Bukoshi, një nga figurat më të rëndësishme politike të Kosovës gjatë viteve ’90-të dhe ish-kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil.
Lajmi është konfirmuar nga burime të afërta të Indeksonlinet. Dr. Bukoshi vdiq pas një periudhe të gjatë me probleme shëndetësore.
Ai ka jetuar dhe është trajtuar për vite me radhë në Gjermani, ku edhe ka ndërruar jetë.