Një person ka vdekur të dielën në një aksident trafiku në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Për aksidentin ka shkruar kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, që bëri me dije se viktima është nga fshati Pozheran i këtij qyteti.

“I trishtë dhe tejet pikëllues ishte lajmi për vdekjen tragjike të të riut nga Pozherani, Ideal Halabaku. Në emrin tim dhe të institucionit që udhëheq, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për mikun tim Mufail Halabaku, familjen e gjerë Halabaku, miqtë dhe të afërmit e tij”, thuhet në njoftimin e Azizit.