Vetëm pse foli shqip mund të shkarkohet drejtori i VLEN-it, reagon Sulejmani: Fol shqip dhe jep dorëheqje!

Drejtori Arsim Idrizi, i cili mund të shkarkohet vetëm për faktin se ka folur në shqip, ka shkaktuar reagime të forta si në opinionin publik, ashtu edhe nga partitë opozitare. Rasti ka hapur debat për lirinë e përdorimit të gjuhës shqipe dhe trajtimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore nën qeverinë aktuale VMRO–VLEN.
Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe Emir Sulejmani përmes një postimi në Facebook, duke i bërë thirrje Idrizit që të qëndrojë krenar dhe t’i japë fund detyrës me dinjitet.
“Mundësi e artë për Arsim Idrizin! Dil në press, fol shqip dhe jep dorëheqje! Po, ndoshta do hidhërohet kryeministri, por do fitosh respektin e një kombi! Asgjë s’vlen më shumë se dinjiteti yt dhe gjuha jonë!”, ka shkruar Sulejmani.
Nga ana tjetër, VLEN po shihet gjithnjë e më shumë si e pafuqishme përballë partnerit të saj të koalicionit, VMRO-së nacionaliste. Pas heqjes së flamujve shqiptarë nga zyrat, tashmë po ndërmerren hapa edhe për të ndaluar përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore, ndërsa krerët e VLEN-it vetëm heshtin./TS/