Më 01.06.2025 në orën 0 6.50 në SPB Shkup është denoncuar se në autostradën Shkup-Veles, në vendin e quajtur “Vetersko”, automjeti i pasagjerëve “Mitsubishi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.V. (39) nga Shkupi, kishte dalë jashtë rrugës. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi vozitësi, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm Veles. Është kryer këqyrje e vendit të ngjarjes nga ekipi i SPB Shkup.TS