Më 08.06.2025 rreth orës 16.30 në SPB Shkup u denoncua se në bul. “Brigada Maqedonase-Kosovare” në Shkup, një automjet pasagjerësh “bmv” me targa regjistrimi të Shkupit, i drejtuar nga A.K. (32) nga Shkupi, është përplasur në pano reklamuese dhe mur betoni. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi bashkudhëtari i mitur në automjet, ndërsa lëndime trupore pësuan vozitësi, dhe një bashkudhëtar tjetër i mitur dhe bashkudhëtari S.S. (25), të gjithë nga Shkupi, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup. Këqyrjen e kreu ekipi i SPB Shkup, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, vozitësi A.K. u privua nga liria dhe kundër tij do të ngrihet kallëzim sipas nenit 297 dhe nenit 301 të Kodit Penal.TS