Gjatë 15 viteve të fundit, viti 2024 – ishte më i keqi, ose për dikë më i miri, varet nga cili aspekt shihen gjërat, sa i përket numrit të divorceve në vend. Gjatë vitit të kaluar, 2024 qytetarë vendosën t’i japin fund martesës. Kjo do të thotë se në vitin 2024 kishte 182,9 divorce për 1.000 martesa, ose 18,3%. Ky është numër rekord sa i përket përqindjes së divorceve në raport me martesat, por nuk është shifra më e keqe në aspekt të numrit absolut të divorceve. Rekordin sipas këtij kriteri e mban viti 2014, kur kishte 2210 divorce. Megjithatë, atëherë kishte më shumë martesa, kështu që numri i divorceve ishte 160 për 1.000 martesa, apo 16%.

GRAFIKË: NUMRI I DIVORCEVE PËR 1.000 MARTESA NË VIT (2010-2024):

Viti Martesa Divorce Divorce në 1000 martesa
2010 14,155 1,720 121.51
2011 14,736 1,753 118.96
2012 13,991 1,926 137.66
2013 13,982 2,045 146.26
2014 13,813 2,210 159.99
2015 14,186 2,200 155.08
2016 13,199 1,985 150.39
2017 13,781 1,994 144.69
2018 13,494 1,620 120.05
2019 13,814 1,990 144.06
2020 10,278 1,569 152.66
2021 13,337 1,964 147.26
2022 12,882 1,613 125.21
2023 12,672 1,765 139.28
2024 11,066 2,024 182.90

Vërejtje: kolona “Divorce në 1000 martesa” tregon sa divorce kanë ndodhur në çdo 1000 martesa në vitin e theksuar.  

BURIMI: ENTI SHTETËROR PËR STATISTIKË

Por nëse i pyesni bashkëqytetarët tanë se cili është sekreti për martesë të suksesshme, secili ka mendim të ndryshëm.

-Toleranca e lartë.


-Gruan duhet ta dëgjosh. Gratë dëgjohen më së shumti.

-Besimi i ndërsjellë.

-Nuk ia kam idenë. Nuk di! Nuk ka lidhje, pyete atë.


-Mirëkuptimi.


-Marrëveshja e mirë. Të mos ketë grindje. Ne vazhdimisht grindemi, çdo ditë. Etj. Sekreti sipas meje është të janë shpirta binjak, që të munden partnerët të ndjekin njëri-tjetrin. Për shembull unë i dua shumë udhëtimet, bashkëshorti është më shumë për ndërtime, shtëpi….

-Nuk ka sekret për martesë të suksesshme. Nuk e di…lëshimi pe, toleranca…nga dy anët, por njëra anë më shumë…

-Së pari dashuri, mirëkuptim, simpati dhe tolerancë.

Respekt, të hesht….

-Besim të ndërsjellë, tolerancë dhe dashuri.

Ndryshe, vitin e kaluar burrat me “fitil më të shkurtër” ndaj bashkëshorteve ishin ata të moshës nga 40 deri në 44 vjeç, ndërsa te gratë, më të ndjeshmet ndaj “partnerëve të martesës” ishin ato nga 35 deri në 39 vjeç.

Psikologët ofrojnë pikëpamjet e tyre për atë që e bëjnë martesën të suksesshme. Thonë se ekzistojnë tre elemente thelbësore. I pari është lidhja, domethënë krijimi i një ekuilibri midis lirisë individuale dhe bashkëjetesës. I dyti është fleksibiliteti, pra mënyra se si merren vendimet – nuk duhet që vetëm një person të jetë “koka” e familjes, por as të mbizotërojë anarkia. I treti dhe më i rëndësishmi është komunikimi — ku çdo anëtar i familjes duhet të ketë mundësi të shprehë hapur mendimet e tij, nga këndvështrimi personal dhe për çdo temë që ndikon në marrëdhëniet ndërpersonale.

“Sekreti i martesës qëndron në ekuilibrin mes nevojave personale, nevojave të tjetrit, çfarë është e rëndësishme për mua si individ dhe çfarë është e rëndësishme për bashkësinë. Siç thotë populli ynë – mesi i artë, i cili kërkon përpjekje nga të gjitha anët për t’u mirëmbajtur”, tha Jordanka Çerepnallkova Trajkovska.

Përndryshe, derisa numri i divorceve ndryshon nga viti në vit – ndonjëherë më shumë, ndonjëherë më pak – ekziston një tjetër prirje, dhe ajo është ulja e numrit të martesave. Sot rrallë ndodh të lidhen më shumë se 14 mijë martesa në vit, diçka që ishte e zakonshme rreth 15 vjet më parë.