Vizita e Zëvendësministrit të Punëve të Brendshme Iseni në SPB Kumanovë dhe në Departamentin e Policisë Mateç

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, sot (12.06.2025) në kuadër të aktiviteteve të tij të punës, vizitoi Sektorin e Punëve të Brendshme në Kumanovë dhe Departamentin e Policisë Mateç, ku u informua nga menaxhmenti mbi aktivitetet që po ndërmerren në territorin e Kumanovës informon Tetovasot.
Në takim u theksua se situata e sigurisë në të gjithë zonën e SPB Kumanovës është e qëndrueshme. Gjithashtu u diskutua për aktivitetet aktuale, lëvizjen e krimit, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe sfidat me të cilat përballet ky sektor në aspektin e mungesës së burimeve materiale dhe teknike dhe personelit të pamjaftueshëm me burime njerëzore.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Iseni theksoi se do të merren të gjitha masat e nevojshme për të përmirësuar kapacitetet e SPB Kumanovës në përputhje me nevojat e sektorit.TS