Komunën e Haraçinës e vizituan Ambasadori i Italisë, Paolo Palminteri, i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Denion Meidani.

Kryetari i Komunës, Ridvan Ibraimi, i priti dy ambasadorët në një takim miqësor dhe vëllazëror, ku u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si arsimi, ekonomia, infrastruktura, kultura dhe sporti.

Ambasadori italian Palminteri, i cili për herë të parë viziton Komunën e Haraçinës, shprehu gatishmërinë për të mbështetur komunën në projekte zhvillimore dhe bashkëpunime konkrete në të ardhmen.

Gjatë takimit, Ibraimi i informoi mysafirët për potencialet dhe sfidat me të cilat përballen qytetarët e Haraçinës.

" "

Ndërkohë, biseda nuk la jashtë vëmendjes as sportin – Ambasadori Meidani theksoi simpatinë e tij për klubin lokal, Shkëndija e Haraçinës, duke u shprehur si një mbështetës i zjarrtë i ekipit.