Lideri i partisë “Koncepti Maqedonas”, Petar Bogojevski, një nga partnerët e koalicionit qeverisës të VMRO-DPMNE, njoftoi se ditën e djeshme është takuar me kryeministrin Hristijan Mickoski. Në këtë takim, sipas tij, është rënë dakord për rishpërndarje të funksioneve dhe institucioneve që do të udhëhiqen nga “Makedonski Koncept” në kuadër të pushtetit ekzekutiv.

Aktualisht, Bogojevski është drejtor i Agjencisë Kombëtare për Programet Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, funksion që e mban që nga prilli 2025. Por, pas marrëveshjes me Mickoskin, ai do të kalojë në një post të ri institucional, i cili pritet të bëhet publik së shpejti.

Nga partia e tij u publikua komunikata zyrtare, ku thuhet:

U konfirmua bashkëpunimi i mirë në kuadër të Koalicionit “Maqedonia Jote”

" "

Qeveria aktuale mori vlerësim pozitiv për punën e saj, me theks në nevojën për përqendrim të mëtejshëm në prioritetet politike

Është rënë dakord për bashkëpunim të përbashkët në zgjedhjet lokale të vitit 2025, me besim në një fitore të madhe

“Koncepti Maqedonas” i ka dorëzuar edhe propozimet e veta për prioritetet programore të Qeverisë për vitin e ardhshëm, për të cilat opinioni do të njoftohet me kohë.

Petar Bogojevski, dikur zëvendëssekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, u shkarkua në vitin 2018 si pjesë e fraksionit reformator, dhe më pas themeloi partinë e tij.

Në anën tjetër, sot në një ngjarje me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Administratës Publike, kryeministri Hristijan Mickoski tha:

“Ka ardhur koha për ndryshim të vërtetë ku dija dhe puna do të vlejnë më shumë se librezat partiake. Ku profesionalizmi do të jetë rregull, jo përjashtim. Është koha të kapërcejmë sëmundjet që për shumë kohë e kanë gërryer administratën: partizimi, nepotizmi, joefikasiteti dhe klientelizmi.”