SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër A.S. (39) nga f. Cërnilishtë, komuna e Dollnenit dhe S.A. (49) nga Koçani për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “përdorimi i dokumentit me përmbajtje të rreme”. Në Vendkalimin kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunësit policorë gjatë kontrolleve të kryera kufitare konstatuan se më 19.11.2024 i denoncuari i parë drejtonte automjetin e pasagjerëve “Mini kuper” me targa kombëtare zvicerane me tabela regjistrimi që i përkisnin një automjeti tjetër. Ndërsa, më 25.11.2024 i denoncuari i dytë drejtonte automjetin e pasagjerëve ,,folksvagen pasat” me targa kombëtare italiane, të cilat gjithashtu i përkisnin një automjeti tjetër.TS