Izraeli po vazhdon t’i eliminojë udhëheqësit ushtarakë si dhe shkencëtarë bërthamorë.

Tre shkencëtarë bërthamorë iranianë janë vrarë në sulme izraelitet, sipas agjencisë së lajmeve Tasnim.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

Këta tre emra – Ali Bakaei Karimi, Mansour Asgari dhe Saeid Borji – shtohen në gjashtë të tjerë të raportuar më parë nga Irani, duke e çuar numrin total në nëntë, në përputhje me pretendimet e ushtrisë izraelite.
Izraeli thotë se këto sulme janë pjesë e përpjekjeve për të frenuar ambiciet bërthamore të Iranit, shkruan Skynews.
Theksojmë se Izraeli ka eliminuar edhe disa komandantë të lartë ushtarakë duke i shkaktuar dëme të mëdha iranianëve.

Bisedimet midis Iranit dhe SHBA për një marrëveshje bërthamore janë vënë në pikëpyetje pas këtyre zhvillimeve.