Një 34-vjeçar nga Wadern është paraburgosur nën dyshimin për vrasjen e 28-vjeçares shqiptare.

Siç mëson kK, trupin e viktimës e gjetën kalimtarët pranë rrugës shtetërore L151.

Tutje sipas autopsisë, është konfirmuar se gruaja u qëllua me armë zjarri, ndërsa në vendin e ngjarjes u gjetën disa gëzhoja.

Prokuroria ka lëshuar urdhër-arrest për 34-vjeçarin për shkak të dyshimit për vrasje me dashje.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume