Xabi Alonso ka dërguar një mesazh të fortë dhe të drejtpërdrejtë për sulmuesit e tij, përfshirë Kylian Mbappe dhe Vinicius Jr.

Trajneri kërkon përpjekje maksimale dhe intensitet të vazhdueshëm nga lojtarët edhe kur nuk janë në zotërim të topit.

“Nuk keni pse të vraponi si mbrojtësit, por duhet të ushtroni vazhdimisht presion mbi mbrojtjen kundërshtare”.

Ai theksoi se qëndrimi pasiv nuk do të tolerohet.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

“Nuk mjafton të qëndrosh dhe të presësh topin për të shënuar. Duhet të vraponi për çdo top.

Marca raporton se Alonso e përsëriti qartë këtë qëndrim në një takim të brendshëm me ekipin, duke mos lënë vend për interpretime.

“Ata që nuk vrapojnë dhe nuk japin maksimumin, nuk do të luajnë,” u shpreh ai prerë para lojtarëve.

Mesazhi i tij është një sinjal i qartë për disiplinë taktike dhe përkushtim të plotë në çdo fazë të lojës.