Xheneta Fetahu ka mahnitur ndjekësit e saj në Instagram me një seri imazhesh tepër të bukura dhe elegante.
Në këto foto, ajo shfaqet me një fustan të bardhë të shkurtër, por me mëngë të gjata, që i jep një stil unik dhe modern.
Fustani kishte një detaj interesant që tërhiqte vëmendjen, duke theksuar në mënyrë perfekte linjat e saj trupore të tonifikuara dhe elegante.
Flokët i kishte stiluar gjysmë të kapura, ndërsa në kokë kishte vendosur një fjongo të ëmbël që plotësonte look-un me një nuancë lozonjare dhe të rafinuar njëkohësisht.
Por ajo që bëri përshtypje jo vetëm ishin imazhet, por edhe mbishkrimi që shoqëroi postimin e saj.
“Hater-at janë fansa me trauma”, shkroi Xheneta në postimin e saj.