Xherdan Shaqiri ka kurorëzuar një sezon spektakolar me titullin kampion në Superligën e Zvicrës, duke u shpallur futbollisti më i mirë i muajit maj. Ylli shqiptar i Baselit ka qenë vendimtar gjatë gjithë edicionit, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për skuadrën e tij, raporton albinfo.ch.
Shaqiri e mbylli sezonin me 18 gola dhe 21 asistime – statistika që përbëjnë edicionin më të mirë në karrierën e tij profesionale. Forma e tij mbresëlënëse është reflektuar edhe në vlerësimet zyrtare: sipas platformës statistikore SofaScore, ai është lojtari më i vlerësuar në formacionin e vitit me notën 8.0, pa asnjë rival afër tij.
Kapiteni i Baselit ka shkëlqyer gjithashtu në krijimin e rasteve për shokët e skuadrës. Ai ka regjistruar plot 31 shanse të arta për gol dhe mesatarisht 3.4 pasime kyçe për çdo ndeshje. Për më tepër, Shaqiri ka arritur së paku 2.2 gjuajtje në portë për ndeshje – një tjetër tregues i rolit të tij qendror në ofensivën e ekipit.
Ky sukses e vendos Shaqirin si një nga figurat më të rëndësishme të futbollit zviceran për sezonin 2024/25 dhe e rikthen atë në qendër të vëmendjes para sfidave të ardhshme me përfaqësuesen e Zvicrës.