Detaje shqetësuese kanë dalë nga procesi gjyqësor federal ndaj reperit dhe producentit të njohur Sean “Diddy” Combs, i akuzuar për trafikim seksual, shfrytëzim prostitucioni dhe komplot për shantazh.

Dokumente të siguruara nga mediat përfshijnë një seri mesazhesh midis një eskorte mashkull të quajtur “Jules” dhe një bashkëpunëtori anonim të Diddy-t, ku përshkruhen në mënyrë të detajuar udhëzime për pjesëmarrje në festa seksuale, udhëtime të papritura dhe qëndrime në hotele luksoze.

Në një shkëmbim mesazhesh nga gushti i vitit 2009, Jules njoftohet për një takim urgjent në New York, ku i premtohet një “bakshish” për përfshirje në një takim seksual që ai më pas e përshkruan si seks “si lepujt”. Pas dy netëve pa gjumë, ai kërkonte pushim dhe më vonë ndihmë për kthimin në Los Angeles, por iu kërkua të qëndronte më gjatë.

Në dhjetor të të njëjtit vit, Jules kërkonte të ndërtohej një alibi për të dashurën e tij, duke i kërkuar bashkëpunëtorit të Diddy-t të shtirej sikur po e ftonte në një udhëtim tjetër. Mesazhet shmangin fjalorin eksplicit, duke përdorur fjalë si “festa” për të përshkruar aktet seksuale.

" "

Prokurorët pretendojnë se Diddy ka organizuar “festa seksuale të çmendura” të shoqëruara me dhunë dhe drogë, duke përdorur eskortat për kënaqësi personale dhe për të argëtuar të ftuarit e tij. Si provë, gjykata ka parë edhe foto nga bastisja e rezidencës së tij në mars 2024, ku u zbuluan armë, ketaminë dhe qindra shishe me vaj lubrifikues.

Avokatët mbrojtës të Diddy-t kanë mohuar çdo akuzë, duke theksuar se marrëdhëniet ishin konsensuale dhe se “ai blen me shumicë si çdo amerikan tjetër”. Ndërkohë, gjyqi po zhvillohet nën vëmendjen e madhe të publikut dhe me mbulim të gjerë mediatik.