“Paketa të padeklaruara me cigare janë gjetur te një shtetas i Maqedonisë që kishte me vete vetëm pasaportë bullgare,” thuhet në njoftimin e Drejtorisë Doganore.

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Shkup”, gjatë kontrollit me rreze X të bagazhit të regjistruar të një pasagjeri që kishte për qëllim të udhëtonte për në Londër, janë zbuluar 18 steka cigare pa banderola akcize dhe 20 kuti duhan me nga 30 dhe 50 gramë, informon Drejtoria Doganore.

Cigaret e padeklaruara janë gjetur te një shtetas i Maqedonisë që posedonte vetëm pasaportë bullgare. Cigarët janë konfiskuar, ndërsa ndaj pasagjerit do të hapet procedurë kundërvajtëse.

Në dy raste të tjera, punonjësit doganorë kanë konfiskuar 56 steka dhe nëntë kuti cigare shtesë.

Njëri prej rasteve u zbulua në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku janë konfiskuar 44 steka dhe 9 kuti cigare pa banderola, të gjetura të fshehura në shkurre pranë vijës kufitare.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

Në rastin e dytë janë konfiskuar 12 steka cigare, të zbuluara në një kamion mallrash të deklaruar për zhdoganim importi.

Gjithashtu, shërbimi i skanerëve mobilë, gjatë kontrollit të një kamioni të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, ka konfiskuar 5,476 copë gjilpëra, bojëra dhe mjete të tjera për tatuazhe, për të cilat shoferi nuk posedonte dokumentacion të duhur.

Mallrat janë gjetur në katër paketa në kabinën e automjetit, në shtratin e sipërm, dhe shoferi ka deklaruar se nuk posedon dokumente importi për to.

Në degën doganore të Strumicës, është konfiskuar një motoçikletë e markës “Aprilia”, pasi pas paraqitjes së deklaratës së importit dhe dokumenteve shoqëruese, është vërejtur se bëhej fjalë për një motoçikletë tjetër për të cilën nuk ekzistonte asnjë dokumentacion importi.

Ndaj autorit është iniciuar procedurë kundërvajtëse.