Gjatë javës së ardhme Fronti Evropian (FE) do të shpallë më shumë detaje rreth kandidaturave për zgjedhjet lokale. Këtë e bëri të ditur deputetja Arbana Pasholli e cila deklaroi se po analizohen rezultatet e anketave. Pasholli tha gjithashtu se në këtë garë, Fronti do të jetë kompakt. Gjatë kësaj konference për media, përkrah saj ishte Bejxhan Iljaz, deputeti turk që përflitet për negociata të mundshme me pushtetin. BDI-ja mblidhet sonte në ora 19 për të diskutuar për zgjedhjet lokale.
“Sigurisht. Që nga fillimi i këtij mandati flitet dhe po manipulohet se Fronti Evropian nuk është stabil. Mendoj se është edhe me i qëndrueshëm se kurdo qoftë dhe sigurisht në periudhën e ardhshme do të zgjerohet”, tha Arbana Pasholli, Fronti Evropian. /Alsat.mk