MPB njofton se me 29.06.2025, në ora 11:10, në SPB Tetovë, S.Gj. (61) nga fshati Jegunovcë raportoi se në fshatin Jegunovcë të Tetovës kishte shpërthyer zjarr në një arë të mbjellë me grurë. Më pas, zjarri përfshiu një garazh metalik të improvizuar në pronësi të L.R. (61) nga po i njëjti fshat, si dhe një automjet pasagjerësh “Mercedes” me targa të Shkupit, në pronësi të T.K. (48) nga Shkupi, si dhe traversa të hekurudhës.

Është kryer inspektim nga ekipi hetimor i SPB Tetovë.