Njësia territoriale kundër zjarrit nga Tetova informoi se sot rreth orës 14:00 ka ndërhyrë në kazermën e Tetovës ku ka shpërthyer një zjarr. Sipas informatave të para, dy pjesëtarë të Ushtrisë janë lënduar dhe janë dërguar në spital.
ads.tetovasot.com
ads.tetovasot.com
“Ndërhyrja është bërë me shtatë zjarrfikës, dy kamionë dhe një automjet terreni për ndërhyrje të veçanta, pas së cilës zjarri është lokalizuar për gjysmë ore. Dy të lënduarit u përpoqën të ndërhyjnë dhe më pas u dërguan në spitalin e Tetovës,” informoi Avni Ameti, komandant i Njësisë Kundër Zjarrit në Tetovë.