Tre pacientë humbën jetën dhe shumë tjerë u lënduan, ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë, pasi një zjarr shpërtheu brenda natës në një spital në qytetin gjerman Hamburg, kanë njoftuar autoritetet e atjeshme.

Zjarrfikësit ishin alarmuar kur një zjarr shpërtheu në spital, pak minuta pas mesnatës, transmeton Telegrafi.

Zjarri shpërtheu në një dhomë në katin e parë të ndërtesës dhe shpejtë u përhap nëpër fasadë në katet e sipërme.

Tymi u shpërnda në tërë objektin katër-katësh, kurse në fillim nuk diheshin shkaqet që çuan në zjarr.

Zjarrfikësit thanë se tre pacientë të rritur humbën jetën dhe mbi 50 tjerë u lënduan, ku dy prej tyre janë në gjendej të rëndë.