Gjatë fundjavës së kaluar (05./06.07.2025) si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të kryera nga oficerët e policisë nga të gjitha departamentet e punëve të brendshme në rrugët në të gjithë vendin, nga gjithsej 1336 urdhërpagesa të lëshuara, plot 212 shkelje kanë të bëjnë me shoferë që morën pjesë në trafik pa patentë shoferi informon Tetovasot. Në të njëjtën kohë, 121 shoferë drejtonin nën ndikimin e alkoolit dhe u përjashtuan nga trafiku, ndërsa 106 shoferë motoçikletash u sanksionuan për mosmbajtje të kaskës mbrojtëse.

Ndryshe, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor, 168 shkelje gjatë fundjavës kanë të bëjnë me mosrespektimin e kufizimit të shpejtësisë së përcaktuar, 173 për parkim të pahijshëm, ndërsa 100 persona të tjerë u gjobitën për mospërdorim të rripit të sigurimit.
39 sanksione u shqiptuan për përdorim të telefonit celular gjatë drejtimit, 15 masa për kalim të semaforit të kuq, dhe katër këmbësorë dhe dy shoferë të skuterëve elektrikë morën sanksione kundërvajtëse.

Gjithashtu, në përputhje me Ligjin për Automjetet, 42 automjete u hoqën nga trafiku për shkak të mosregjistrimit, dhe vetëm një automjet për shkak të një defekti teknik.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë që të respektohen rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë për një siguri më të madhe rrugore.TS