Mickoski: Në pesë muajt e parë të këtij viti numri i turistëve është rritur për 16% krahasuar me vitin e kaluar – turizmi mbetet në fokusin e Qeverisë

Kryeministri i Qeverisë, Hristijan Mickoski, gjatë vizitës së sotme në vendbanimin mbi hunj të rinovuar në Gjirin e Kockave në Ohër, në përgjigje të pyetjes gazetareske komentoi rritjen në sektorin e turizmit për periudhën janar–maj të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
“Jam jashtëzakonisht i kënaqur me shifrat që janë realizuar në pesë muajt e parë të vitit. Enti Shtetëror i Statistikave dje publikoi të dhëna sipas të cilave në muajin maj të këtij viti, krahasuar me majin e vitit të kaluar, ka mbi 22% më shumë turistë dhe mbi 15% më shumë netë qëndrime. Nëse e shikojmë periudhën janar–maj, kemi 16% më shumë turistë dhe afërsisht 12% më shumë netë qëndrime të realizuara. Kjo përbën një motiv të mirë për të gjithë ne që të vazhdojmë në atë drejtim“, deklaroi kryeministri Mickoski.
Ai shtoi se sektori i turizmit vazhdon të mbetet në fokusin dhe optikën e kësaj Qeverie.