35 vjeçari nga Orasha lëndohet rëndë gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në një shkollë fillore në zonën e Gazi Babës

Më 14.07.2025 në orën 14.30, në SPB Shkup është denocuar se rreth orës 13.30, gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në një shkollë fillore në zonën e Gazi Babës në Shkup ka pësuar lëndime I.I. (35) nga f. Orashë, rrethi i Tetovës. Me automjetin e Ndihmës urgjente mjekësore u transportua në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Është kryer këqyrje e vendngjarjes dhe është njoftuar inspektori i punës.TS