Më 22.07.2025, në orën 14:15, në SPB Shkup është raportuar se në parkun përballë ndërtesës së ish-gazetës “Nova Makedonija” është gjetur i vdekur S.K. (50) nga Shkupi.

Ekipi i Ndihmës së Shpejtë mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për autopsi, njofton MPB.