Një aksident mes dy autobusëve në zonën e Vulës të Athinës, la të lënduar 54 persona.

Sipas raportimeve të Euronews.al, tre prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë.

Duke iu referuar raportimeve, bëhet e ditur se në mesin e 54 të lënduarve janë edhe 17 fëmijë. Tre të rritur janë në gjendje të rëndë, sidomos një i moshuar që ka dëmtime të shumta nga përplasja.

Në vendngjarje kanë mbërritur tetë autoambulanca, dy motoçikleta të ndërhyrjes së shpejtë dhe tri njësi lëvizëse të emergjencës.