Gjithsej gjashtë agjentë të Shërbimit Sekret të SHBA-së janë suspenduar për shkak të dështimeve operative në atentantin ndaj Presidentit Donald Trump në tubimin e Butler, Pensilvani, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Këto lëvizje disiplinore u konfirmuan katër ditë para përvjetorit të incidentit të shtënies më 13 korrik 2024.

Pas të shtënave, një rishikim i pavarur nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare tregoi se një sërë dështimesh në zbatimin e ligjit kishin krijuar një mjedis që e la Trump-in të pambrojtur ndaj një atentatori të mundshëm.

Hans Quinn, drejtor i dytë i Shërbimit Sekret, theksoi se agjencia nuk do ta “zgjidh me largime pune,” por do të përqendrohet në zgjidhjen e problemeve sistematike dhe reformimin e procedurave, duke përfshirë blerjen e dronëve të rinj dhe komandave mobile për koordinim më të mirë me autoritetet lokale .

Drejtoresha e Shërbimit Sekret në atë kohë, Kimberly Cheatle, dha dorëheqjen 10 ditë pas sulmit.

Snajperistët e Shërbimit Sekret, që ishin në vendngjarje, e vranë autorin e sulmit, i identifikuar nga FBI-ja si Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç.