Deputeti i Vetëvendosjes, Bekim Qoku ka zgjedhur të heshtë në lidhje me donacionin nga Serbia që ka pranuar Bilall Kasami.

Edhe pse portali TS, ka dërguar pyetje në lidhje me këtë donacion dhe cili është qëndrimi i tij dhe partisë së tij Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti, deputeti i VV-së në Maqedoni të Veriut ka zgjedhur të mos përgjigjet.

Ja edhe pyetjet dërguar Bekim Qokut nga Portali TS, por që nuk kemi marrë përgjigje.

Pyetje që ia kam dërguar Bekim Qokut deputetit të VV-së në Kuvendin e Maqedonisë!
Jam Rami Mislimi, nga portali TetovaSot dhe TS.


Ditë më parë kemi raportuar se kryetari i Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami, ka pranuar një donacion prej 800 mijë eurosh nga Serbia. Në lidhje me këtë çështje, që ka ngjallur reagime të ashpëra në opinionin publik gjegjësisht tek shqiptarët do të dëshiroja mendimin tuaj si deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoni?

1. Cili është qëndrimi juaj si deputet i VV-së në Kuvendin e Maqedonisë në lidhje me donacionin nga Serbia që ka pranuar partneri juaj i koalicionit, Bilall Kasami?
2. A ka qenë e informuar Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti për këtë marrëveshje donacioni, duke marrë parasysh mbështetjen e dhënë për Bilall Kasamin në zgjedhjet e fundit?
3. A do të ketë distancim të Vetëvendosjes dhe kryeministrit Albin Kurti nga ky veprim i kryetarit Bilall Kasami, duke pasur parasysh që Kosova ka një raport të tensionuar dhe kritik me Serbinë dhe presidentin Vuçiq?

Me Respekt:
Rami Mislimi – TS