Shkruan: Rami Mislimi

Askush nuk do ta kishte imagjinuar që në zemër të Tetovës do të vinte Serbia. Nuk erdhi me tanke, por erdhi me para dhe me leje tê Bilall Kasamit.

Tetova qyteti i rezistencës, i demonstratave të 68-së, i themelimit të përgjakshëm të Universitetit të Tetovës, i luftës së 2001-shit ka qenë gjithmonë në ballë të ngjarjeve kombëtare.

Por sot, ajo Tetovë krenare nuk ekziston më. Sot, kemi përulur kokën. Sot, kemi shkelur mbi gjakun e të parëve tanë.

Tetovarët lejuan që Serbia të hyjë në mes të qytetit, për të dhuruar 800 mijë euro kryetarit Bilall Kasami atij që në fushata sillet me djalin e Adem Jasharit dhe fotografohet me Albin Kurtin.

Si t’ua shpjegojmë vëllezërve tanë në Kosovë se ndajmë dhimbjen me ta, kur nga ana tjetër pranojmë ndihma nga Serbia?

Si tu dalim përballë nënave të dëshmorëve, grave të dhunuara, fëmijëve pa prindër e baballarëve pa djem, ndërkohë që ne u përulemi atyre që shkaktuan këtë dhimbje?

Çfarë na duhej ky donacion, nëse çmimi i tij është historia dhe nderi i Tetovës?

Në Kosovë ende nuk është tharë gjaku i luftës. Ende ka gra të shpërngulura që jetojnë me plagët e pashëruara. E ne, ndërkohë, e lejojmë flamurin serb të valojë simbolikisht mbi Tetovên tonë?

Si e lejuam që Bilall Kasami të bëhet patriot natën duke kënduar për Adem Jasharin dhe ditën të marrë donacione nga shteti që e vrau Adem Jasharin?

Si pranuam ne terovarët që ai qê sjell Albin Kurtin për fotografi ditën të bëj pazare natën me Serbinë?

Bilall Kasami, nuk mund të jesh ditën patriot e natën tradhtar.

O je patriot, o je tradhtar! S’ka mes

Nuk mund të këndosh për Adem Jasharin dhe të përulesh para atyre që vranë Adem Jasharin!

Nëse po e bën për vota serbe, maqedone, atëherë thuaje. Nëse e do edhe një mandat merre, por mos e përdhos më emrin e Tetovës me para nga Serbia.

E tash, si ta quajmë Bilall Kasamin, kur për pak mijëra euro na shiti historinë dhe nderin?

Në emër të Bilall Kasamit, për vite me radhë, do të mbetet njolla e flamurit të Serbisë mbi Tetovên tonë. Dhe ai le të vazhdojë t’i këndojë Adem Jasharit.

Bilall, Tetova nuk ka nevojë për donacione të përgjakura dhe tetovarët nuk do ta falin kurrë!