Më datë 09.07.2025 në orën 21:00, në DPB Gostivar është
raportuar se në rrugën rajonale Gostivar-f. Gradec, në fshatin
Negotinë, një veturë ,,Audi" me targa të Gostivarit, e drejtuar nga
Sh.H. (62) nga fshati Negotinë, ka goditur këmbësorin A.J. (81)
nga fshati Negotinë. Këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, të
cilat janë konstatuar në Qendrën e Emergjencës në Gostivar.
Inspektimin në vendngjarje e ka kryer ekipi i DPB Gostivar.TS