Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, s’është përgjigjur prerë kur u pyet nga gazetarët nëse do të votonte Fatmir Limajn për kryeparlamentar nëse emri i tij do të propozohej nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Ju e dini, Partia Demokratike e Kosovës diku 50 herë ka folë për këtë punë. I takon partisë së parë me e propozu dikë prej deputetëve të vet që nuk ka qenë ministër, ndoshta e bëjnë zgjidhjen”, tha Krasniqi.
Ndryshe, deputetja nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, deklaroi se sot mund të ketë takim ndërmjet Albin Kurtit dhe Fatmir Limaj.
Ajo tha se kjo është mundësia e fundit, që të arrihet një marrëveshje dhe të dilet nga ngërçi.