Po vazhdon seanca gjyqësore ndaj pesë policëve të dyshuar për “Vrasje nga pakujdesia” në rastin e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili vdiq në rrethana të paqarta në orët e para të së hënës.

Të arrestuarit janë Ibrahim Nela, rreshter në Stacionin Policor Lipjan, Liridon Rrahmani, Artidon Konxheli dhe Albian Raktoceri, zyrtarë policorë të këtij stacioni, si dhe Endrit Beqiri, zyrtar në Stacionin Policor Ferizaj.

Mbetet të shihet se çka do të vendos sot gjykata pas përfundimit të seancës dëgjimore.