Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se është takuar me Mehas Alija, imam dhe kryetar i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër.
“Kisha nderin të mirëpres në takim z. Mehas Alija, imam dhe kryetar i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër.
Diskutuam për rolin e diasporës në forcimin e lidhjeve me vendin. Afirmuam gjithashtu rëndësinë e miratimit të djeshëm të Ligjit për institucionet e arsimit të mesëm të bashkësive fetare, si një hap konkret që siguron të drejta të barabarta për nxënësit e shkollave teologjike.
U pajtuam që barazia dhe respekti duhet të jenë vlerat që na udhëheqin gjithmonë”, ka shkruar kryeparlamentari Afrim Gashi.