Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mbrëmë vonë është pranuar në Klinikën e Kirurgjisë Digjestive në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”.
Sipas burimeve spitalore, Gashi është pranuar me dhimbje, por pa gjakderdhje apo simptoma të tjera më serioze.
Kabineti i kryetarit të Kuvendit deri më tani nuk është deklaruar dhe nuk ka informacione nëse kryetari Gashi ndodhet ende në klinikë apo pas intervenimit është lëshuar për mjekim në shtëpi.