Më datë 06.07.2025 në orën 16:50, SPB Tetovë është
raportuar se në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, në fshatin Odri,ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti pasagjerësh
,,Mazda" me targa të Tetovës, i drejtuar nga L.R. (64) nga fshati
Dëbërcë dhe një automjeti pasagjerësh "Fiat" me targa të
Tetovës, i drejtuar nga G.M. (46) nga Tetova. Pasagjeri në
automjetin Mazda, A.R., ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa G.M.
dhe pasagjeri i tij K.M., si dhe dy pasagjerë në automjetin Mazda –
R.R. dhe L.J., kanë pësuar lëndime trupore. Një ekip nga SPB
Tetovë ka kryer inspektimin në vendngjarje.TS