Më 24.07.2025, rreth orës 17:30, në Departamentin e Punëve të Brendshme në Gostivar është raportuar një aksident komunikacioni në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, para vendit të quajtur “Hani i Rostushës”.
Në aksident u përfshinë dy automjete: “Opel” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga S.R. (45) nga fshati Skudrinje e Dibrës, dhe “Volkswagen Tiguan” me targa sllovene, i drejtuar nga T.Z. (59) nga Dibra.
Si pasojë e përplasjes, pasagjerja në automjetin “Opel”, A.A., pësoi lëndime të rënda trupore. Ndërsa drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja në “Tiguan” – R.Z., pësuan lëndime trupore, të konfirmuara nga trajtimi në Qendrën Mjekësore në Dibër.
Inspektimi në vendin e ngjarjes u krye nga ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme Dibër, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit vazhdojnë.