Më 24.07.2025, rreth orës 17:40, në SPB Shkup është raportuar një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën lokale mes fshatit Zelenikovë dhe fshatit Strahojadicë.
Në aksident janë përfshirë një automjet i pasagjerëve të markës “Seat” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.T. (56) nga fshati Dejkovec, rrethi i Shkupit, dhe një katërçikletë e drejtuar nga S.M. (28) nga fshati Strahojadicë, komuna e Zelenikovës.
Si pasojë e përplasjes, lëndime të rënda trupore kanë pësuar drejtuesi i katërçikletës dhe një fëmijë dy vjeç e gjysmë që ndodhej si bashkudhëtar në të njëjtin mjet. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup.
Ekspertizën në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në vazhdim.TS