Më 13.07.2025 në orën 17.21 në SPB Manastir është denoncuar se në rrugën rajonale Manastir-Demir Hisar, përpara kryqëzimit për në f. Dragarinë, rrethina e Manastirit, automjeti i pasagjerëve “Folksvagen Polo” me targa të Demir Hisarit, i drejtuar nga A.Gj. (45) nga f. Zagoriçë, rrethina e Demir Hisarit, ka dalë jashtë rrugës. Në aksident, vozitësi A.Gj. ka ndërruar jetë në vendngjarje nga lëndimet e pësuara, ndërsa mjeku i Ndihmës urgjente mjekësore konstatoi vdekjen. Është kryer këqyrje e vendgjarjes nga prokurori publik dhe ekip i SPB Manastir.TS