Më 20.07.2025, në SPB Veles është denoncuar se rreth orës 23.00, në rrugën rajonale Shtip-Veles, ka ndodhur aksident trafiku në të cilin janë përfshirë automjeti i pasagjerëve “Tojota” me targa regjistrimi të Velesit, i drejtuar nga B.I. (66) nga Velesi, automjeti i pasagjerëve “Lada” me targa regjsitrimi të Velesit, i drejtuar nga L.B. (31) nga fshati Bashino Selo, rrethi i Velesit dhe automjetit të pasagjerëve “Bmv” me targa regjistrimi të Velesit, i drejtuar nga D.M. (31) nga Velesi, i cili po tërhiqte mjetin “Pinzgauer”, pronë e Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit. Në aksident kanë pësuar lëndime të rënda trupore drejtuesi i automjetit “Tojota” dhe bashkudhëtarja e tij 64-vjeçare K.I. nga Velesi, ndërsa lëndime trupore ka pësuar D.M., të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm Veles. Është kryer këqyrje nga ekipi i SPB Veles.TS