Tre persona kanë vdekur dhe dy të tjera janë plagosur, pas aksidenti tragjik që ndodhi mes një kamioni dhe një makine rreth orës 14:30 të 15 korrikut, brenda “tunelit të Bazës” në autostradën A1, në provincën e Firences në Itali, raportojnë mediat italiane, përcjell Reporteri.net.

Ndër të plagosurit është edhe një vajzë e vogël.

Në makinë ndodhej edhe një qen, i cili kishte ngordhur nga përplasja.

Vajza 4-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin pediatrik Meyer në Firence, nën mbikëqyrje të rreptë mjekësore. Një grua tjetër, 37 vjeçe, ka pësuar politrauma dhe është shtruar në qendrën e traumave në spitalin Careggi.